“Kongres historik, VLEN bëhet NJË”

Komunikatë e koalicionit VLEN:
Në Ditën e Europës, VLEN hapi një kapitull të ri politik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Në Kongresin historik të Bashkimit, pesë parti politike u bashkuan zyrtarisht në një subjekt të vetëm politik, duke e kthyer premtimin e dhënë para shqiptarëve në realitet.
Nga koalicion, VLEN u shndërrua në parti të vetme, në shtëpi të përbashkët politike, në forcë që bashkohet rreth një vizioni për të ardhmen.
850 delegatë miratuan Statutin dhe programin politik të VLEN-it.
Delegatët zgjodhën udhëheqësinë dhe organet drejtuese të VLEN-it. Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami u zgjodhën bashkëkryetarë të partisë, Bekim Sali Sekretar i Përgjithshëm, ndërsa Mimoza Musa dhe Bekim Qoku nënkryetarë.
Për herë të parë në historinë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, një koalicion shndërrohet në një parti të vetme. Ky është bashkim i përvojës, punës, sakrificës dhe bindjes se shqiptarët meritojnë një forcë serioze dhe të bashkuar.
Nga sot, pesë rrugë bëhen një drejtim.
Pesë zëra bëhen një qëndrim.
Pesë parti bëhen një shtëpi e përbashkët politike.
VLEN është një.



