Gashi: Sonte mori formë një ide që për shumë kohë dhe për shumëkënd është dukur e vështirë: VLEN u bë NJË

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, pas forminit të VLEN-it, si një parti, ka deklaruar se sonte mori formë një ide që për shumë kohë dhe për shumëkënd është dukur e vështirë: VLEN u bë NJË.

“Sonte mori formë një ide që për shumë kohë dhe për shumëkënd është dukur e vështirë: VLEN u bë NJË.

Pikërisht në Ditën e Europës, e cila simbolizon bashkimin, paqen dhe vizionin për një të ardhme europiane, ndodhi edhe bashkimi politik i shqiptarëve rreth një vizioni të përbashkët.

Ky është një moment me peshë historike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, sepse për herë të parë, kundër përçarjeve e mbi dallimet, kundër inateve e mbi ambiciet e ndryshme, triumfoi vetëdija se interesi i qytetarëve është më i madh se çdo kalkulim politik.

Si njëri ndër iniciuesit e kësaj ideje, e përjetoj këtë moment me ndjenjë përgjegjësie dhe qetësie shpirtërore, sepse vizionet që ndërtohen me durim, urtësi, besim e dashuri, herët a vonë materializohen.

I uroj përzemërsisht kryetarët, nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm dhe strukturat e sapozgjedhura të VLEN-it, duke theksuar se prej sonte përgjegjësia është më e madhe se vetë ky sukses.”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button