Kurti: Arritja më e madhe e VLEN-it është bashkimi, stabiliteti i Ballkanit varet nga të drejtat e shqiptarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në kongresin e VLEN-it, deklaroi se ky moment ka peshë të vecant politike dhe shoqërore, bashkimi i VLEN-it.

Ai tha se ata janë mësuar të përjetojnë në politik ndarje, e përçarje, prandaj, sipas tij është e veçantë kur disa subjekte gjejnë vizionin për tu bashkuar në një trup të vetëm politik.

“Dita e sotme ka edhe një simbolik të posaçme meqë ky kongres po mbahet pikërisht më 9 maj në ditën e Evropës. Evropa moderne u rrënua mbi rrënojat e fashizmit, BE lindi si një projekt i paqes nëpërmjet antifashizmit, dhe e i prosperitetit nëpërmjet demokracisë”, deklaroi Kurti, përcjell Alfax.mk

Ai tha  cdo ide që qon drejt fashizmit, nacionalizmit agresiv mohimit të tjetrit duhet të kritikohet dhe mposhtet, moralisht dhe institucionalisht.

Kurti kujtoi edhe marrëveshjet e nënshkrua mes dy vendeve.

“Që nga prilli i vitit 2025 kur u funksionalizu sistemi one stop shop është rritur ndjeshëm qarkullimi i qytetarëve dhe është reduktuar pritja. Së shpejti do të nisin punime te rrugës Bllacë-Shkup”, shtoi Kurti, duke përmendur edhe rrugën Prizren-Tetovë, për të cilën janë ndarë 2 milionë euro nga Qeveria e RMV-së.

Kurti tha se dy vendet janë shumë afër me njëri tjetrin dhe do të jenë shumë më pranë me njëri tjetrin në të ardhmen.

“Distancat janë të vogla po i zvogëlojmë gjithnjë e më shumë”, deklaroi Kurti.

Kurti tha se arritja e VLEN-it më e madhe është bashkimi.

“Duhet të tejkalohen mendësitë provencionale dhe inatet nga e kaluara në mënyrë që të ndërtojmë kohezion dhe drejtësi”, deklaroi Kurti, duke shtuar se stabiliteti i Ballkanit ndërtohet dhe varet nga të drejtat e shqiptarëve. /Alfax.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button