Moldavia ka nisur të importojë fuqi punëtore nga jashtë: Vendit i mungojnë 300 mijë punëtorë

Moldavia ka filluar të importojë fuqi punëtore nga vende jashtë Evropës për shkak të mungesës serioze të punëtorëve, deklaroi ministri i Ekonomisë i vendit.

Sipas autoriteteve, tregut të punës në Moldavi i mungojnë rreth 300 mijë punëtorë, çka paraqet një sfidë të madhe për shtetin, i cili ka një popullsi totale prej rreth 2.4 milionë banorësh.

Mungesa e fuqisë punëtore është rezultat i emigrimit shumëvjeçar, plakjes së popullsisë dhe rënies së natalitetit. Mijëra të rinj gjatë viteve të fundit e kanë braktisur Moldavinë në kërkim të kushteve më të mira ekonomike në vendet e Bashkimit Evropian.

Autoritetet moldave tani po përpiqen ta kompensojnë mungesën përmes angazhimit të punëtorëve nga vendet aziatike dhe shtete të tjera jashtë Evropës, veçanërisht në ndërtimtari, bujqësi, industri dhe sektorin e shërbimeve.

Ekspertët ekonomikë paralajmërojnë se pa fuqi shtesë punëtore, rritja ekonomike e vendit mund të ngadalësohet seriozisht, ndërsa disa kompani tashmë po përballen me vështirësi në ruajtjen e prodhimit dhe shërbimeve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button