Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi priti Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës Alain Berset

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, ku është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dhe sfidat demokratike me të cilat përballet Evropa.
“Me kënaqësi të veçantë, mirëprita në takim të Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, z. Alain Berset, me të cilin diskutuam për forcimin e bashkëpunimit, sfidat dhe prioritetet demokratike me të cilat përballet kontinenti ynë.
Shpreha mirënjohje për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të Këshillit të Europës, ndërsa rikonfirmova përkushtimin tonë ndaj sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe forcimit të institucioneve demokratike.
Duke nënvizuar mbështetjen për iniciativën “Neë Democratic Pact for Europe”, që synon të forcojë demokracinë dhe besimin e qytetarëve në institucione, theksova se Kuvendi ynë bashkë me përpjekjet për integrimin europian, do të vazhdojë të kontribuojë në avancimin e dialogut dhe vlerave fondamentale të demokracisë”, ka deklaruar kryeparlamentari Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button