Sali : Si VLEN e kemi dëshmuar se nuk ka të përhershëm ose të pandryshueshëm në ekzekutiv!

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin n’PODIUM për portalet Ora24.
Sali ka folur edhe për zonën e rehatisë ose komfort zonës e cila di ti mbysë subjektet politike shqiptare. Ai ka theksuar se si VLEN në vazhdimësi e kanë sulmuar dhe vazhdojnë ta sulmojnë zonën e rehatisë në ekzekutiv.
“Mirëpo, mendoj se misionin kryesor për të dhënë një mesazh ndryshe, një veprimtari ndryshe në ekzekutiv dhe përmbushjen e pritshmërive të shqiptarëve të cilët i kanë në vendin tonë mendoj se e kemi kry. Mundohemi çdo ditë ta mbajmë këtë tempo. Pa krijuar komfort zonë të ekzekutivit apo pa krijuar ndonjë terren në të cilin e konsiderojmë veten se jemi të pandryshueshëm. Këtë e kemi dëshmuar disa herë me ndryshime të stafit që na përfaqëson në ekzekutiv”, ka nënvizuar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button