Tragjedia në Durrës/ Shoferi që aksidentoi për vdekje dy të miturit, rezultoi i dehur

Nikoll Radaçi, shoferi i cili aksidentoi tre fëmijë të mitur rreth moshës 10 vjeç në Durrës, ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit.
Mësohet se, testi i alkoolit është kryer disa herë dhe ka treguar një nivel prej 0.7, mbi kufirin e lejuar sipas Kodit Rrugor, i cili përcakton se masat mbi 0.3 sjellin penalitete, ndërsa mbi 0.5 konsiderohen vepër penale që mund të shoqërohet me arrest në flagrancë.
Gjithashtu bëhet me dije se, 57-vjeçari Radaçi është i njohur si përsëritës në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe më herët është gjobitur disa herë për shpejtësi dhe shkelje të tjera në trafik.



