Të rinjtë gjithnjë e më shumë po dëmtojnë shëndetin duke përdorur nargjile

Përdorimi i nargileve po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë tek të rinjtë, me idenë e gabuar se është më pak i dëmshëm se duhani. Toksikologu, Isa Muça, thekson se në fakt ai është edhe më i rrezikshëm, pasi përmban substanca toksike dhe dëmton kryesisht mushkëritë dhe sistemin nervor, duke sjellë pasoja që shpesh nuk vihen re menjëherë.
“Gjatë përvojës time 10 vjeçare në këtë klinikë, në qoftë se bëjmë një krahasim viteve të fundit kemi raste shumë të shfaqura nga helmimi me nargile. Kjo ndodhë më shumë në orët e mbrëmjes, kemi raste që na vijnë në kujdestari…1:09 Ajo përmban shumë substanca të dëmshme, konkretisht përmban metale të rënda, arsenin, përmban plumb, njëkohësisht përmban nikotinë që të bënë të varur”, deklaroi Isa Muça, toksikolog Besim.
Të rinjtë shpesh nuk janë të informuar për përbërjen e nargjiles dhe janë përfshirë në përdorimin e pakontrolluar. Ka raste kur disa prej tyre përfundojnë në kolaps për shkak të helmimit.
“Po, kemi pas raste shumë të rënda. Pasojat gjatë helmimit me nargile, janë se tek disa pacientë mbarojnë me pasqyrë të rëndë klinike, kemi pas disa që kanë pas marramendje, të vjellura, disa kanë përfunduar edhe në kolaps, kanë humb vetëdijen, ku pastaj duhet të intervenohet në shumë klinika të tjera duhet të konsultojmë neurolog, pulmolog….a pas pacientë që i kemi shtrirë në spital, janë hospitalizu dhe kanë qëndruar disa ditë”, theksoi Isa Muça, toksikolog.
Mjekët apelojnë që të rinjtë të jenë më të kujdesshëm dhe të informohen për rreziqet reale të nargjiles, duke e shmangur përdorimin e saj për të mbrojtur shëndetin./Alsat.mk.



