Kryeparlamentari Gashi uron 1 Majin: Puna dinjitoze dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve mbeten prioritet

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka uruar qytetarët me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punës, duke vlerësuar kontributin e punëtorëve në zhvillimin e shoqërisë dhe të shtetit.

Në mesazhin e tij, Gashi theksoi rëndësinë e punës dhe përkushtimit të qytetarëve në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

“Sot nderojmë të gjithë punëtorët që me punën, përkushtimin dhe përgjegjësinë e tyre kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin e shoqërisë sonë dhe në një të ardhme më të mirë për shtetin,” deklaroi Gashi.

Ai shtoi se 1 Maji duhet të shërbejë si rikujtim për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve dhe garantimit të drejtësisë sociale.

“Dita e 1 Majit na përkujton se puna dinjitoze, mbrojtja e të drejtave të punëtorëve, drejtësia sociale dhe mundësitë e barabarta mbeten një detyrë e përbashkët dhe një prioritet i rëndësishëm,” theksoi kryeparlamentari.

Në fund, Gashi uroi të gjithë punëtorët për shëndet, mirëqenie dhe suksese personale e profesionale me rastin e festës së 1 Majit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button