Një ushtar izraelit i vrarë dhe një i plagosur në një sulm me dron në Libanin jugor

Një ushtar izraelit është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë në një sulm me dron në Libanin jugor, transmeton Anadolu

Ushtria izraelite tha se ushtari që shërbente në Batalionin 13 të Brigadës Golani u vra nga një dron i ngarkuar me eksploziv, i lëshuar nga jugu i Libanit.

Më tej, thuhet se një tjetër ushtar u plagos rëndë në sulm, pa dhënë detaje të tjera.

Kjo e çon numrin e ushtarëve izraelitë të vrarë gjatë luftimeve në Libanin jugor që nga fillimi i marsit në të paktën 17.

Dronët shpërthyes të Hezbollahut, të lëshuar në përgjigje të shkeljeve të armëpushimit, janë bërë një sfidë në rritje për Izraelin.

Më herët, Radioja e Ushtrisë Izraelite raportoi se 12 ushtarë u plagosën kur një dron shpërthyes i lëshuar nga Hezbollahu goditi një mjet të blinduar në vendbanimin Shomera, në veri të Izraelit.

Në përgjigje të mbështetjes së Hezbollahut në luftën me Iranin, Izraeli nisi një ofensivë në Liban më 2 mars dhe që atëherë ka vrarë afër 2.600 persona, ka plagosur mbi 8.000 dhe ka zhvendosur më shumë se 1.6 milionë njerëz, përkatësisht rreth një të pestën e popullsisë.

Një armëpushim 10-ditor që filloi më 17 prill u zgjat më pas deri më 17 maj, por Izraeli vazhdon ta shkelë atë çdo ditë përmes sulmeve ajrore dhe shkatërrimit të shtëpive në Libanin jugor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button