Trump diskuton armëpushimin në Ukrainë me Putinin, preferon që Rusia të mos përfshihet në çështjen bërthamore të Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se ka diskutuar për një armëpushim në Ukrainë me presidentin rus, Vladimir Putin dhe la të kuptohet se nuk e mbështet përfshirjen e Kremlinit në përpjekjet për të adresuar programin bërthamor të Iranit, transmeton Anadolu.

Trump e përshkroi bisedën si “shumë të mirë”, duke theksuar se ai “sugjeroi” që Rusia dhe Ukraina të hyjnë në një armëpushim të ri.

Presidenti amerikan tha se Putin “mund të shpallë diçka që lidhet” me një armëpushim, pa dhënë detaje, por theksoi se do të preferonte që Rusia të mos përfshihej në çështjen e programit bërthamor të Teheranit.

“Ai më tha se do të donte të përfshihej me pasurimin (bërthamor), nëse mund të ndihmojë. Unë i thashë ‘do të preferoja shumë që të përfshiheshit në përfundimin e luftës në Ukrainë’. Për mua, kjo do të ishte më e rëndësishme”, tha Trump.

Më herët, Kremlini konfirmoi se liderët folën për më shumë se një orë e gjysmë dhe se telefonata u zhvillua me kërkesë të Rusisë.

Ndihmësi presidencial rus për çështjet e jashtme, Yury Ushakov, tha se Putin i tha Trumpit se vendimi i tij për të zgjatur armëpushimin me Iranin është i “drejtë” dhe se do të krijojë mundësi për negociata të mëtejshme.

“Vladimir Putin tërhoqi vëmendjen për pasojat e pashmangshme dhe jashtëzakonisht të dëmshme jo vetëm për Iranin dhe fqinjët e tij, por edhe për gjithë komunitetin ndërkombëtar nëse SHBA-ja dhe Izraeli do t’i drejtoheshin veprimeve të dhunshme. Dhe, natyrisht, opsioni i një operacioni tokësor në Iran duket plotësisht i papranueshëm dhe i rrezikshëm”, tha ai.

Sa i përket Ukrainës, sipas ndihmësit presidencial, Trump theksoi rëndësinë e një ndalimi të hershëm të luftimeve dhe gatishmërinë e tij për të kontribuar në çdo mënyrë të mundshme.

“Donald Trump beson se një marrëveshje që do t’i japë fund konfliktit në Ukrainë është tashmë afër”, tha Ushakov.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button