Afrim Gashi merr pjesë në pritjen për Ditën e Mbretit, theksohet bashkëpunimi me Holandë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Mbretit, me ftesë të ambasadores së Mbretërisë së Holandës.

“Me ftesë të Ambasadores së Mbretërisë së Holandës, Sh.S. znj. Özlem Canel, mora pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Mbretit.

Në një atmosferë shumë miqësore, konfirmuam rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet vendeve tona, si dhe angazhimin e përbashkët për zhvillim dhe partneritet të qëndrueshëm!”, deklaroi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button