Afrim Gashi takim me Zoran Stevanoviq në Lubjanë, konfirmohet mbështetja për integrimin në BE

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se në Slloveni ka realizuar takim zyrtar me kryetarin e Kuvendit të Sllovenisë, Zoran Stevanoviq.

“Në Lubjanë zhvillova një takim zyrtar me Kryetarin e Kuvendit të Sllovenisë, z. Zoran Stevanoviq, ku pata nderin të jem mysafiri i tij i parë që nga fillimi i mandatit.

Konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, me fokus në intensifikimin e bashkëpunimit ndërparlamentar. Diskutuam për sfidat dhe përkushtimin tonë në rrugën drejt BE-së, ku z. Stevanoviq konfirmoi mbështetje të plotë. Shpreha mirënjohjen e sinqertë për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj reformimit dhe integrimit tonë europian. Gjithashtu, vlerësuam rolin e studentëve si urë e fortë lidhëse mes dy vendeve, që kontribuon në të ardhmen tonë të përbashkët europiane.

E falënderova për mikpritjen e ngrohtë dhe i urova suksese në detyrë, duke u pajtuar të forcojmë më tej partneritetin tonë drejt BE-së”, ka deklaruar kryeparlamentari Gashi.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button