Anulohet takimi Kovaçevski, Vuçiç, Rama për Ballkanin e Hapur
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka informuar se anulohet ngjarje në kuadër të Ballkanit të Hapur e cila këtë të diel duhej të promovonte qasjen në tregun e lirë të punës në vendet anëtare të kësaj iniciative. Siç bën të ditur kabineti qeveritar, ngjarja anulohet pasi nuk ka kushte teknike për zbatimin e masave në të gjitha shtetet në mënyrë të barabartë, raporton Alfax.
“Dëshirojmë të ju informojmë se ngjarja me rastin e fillimit të masave për “Qasje të liri deri te tregu i punës në vendet e Ballkanit të Hapur” anulohet deri në momentin kur tërësisht do të mundësohen kushtet teknike për implementimin e masave në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, individualisht.
Aktualisht janë harmonizuar protokollet lidhur me kushtet për qasje të lirë në tregje si dhe skemat e identifikimit elektronik. Bazuar në të njëjtën, ekipet teknike në secilin vend ndërmarrin veprimet e duhura përfundimtare. Koordinimi dhe testet teknike të javës së kaluar, ndonëse fillimisht me rezultate pozitive, treguan se duhet kohë shtesë për testimin dhe vendosjen e shërbimeve në sistemet e të tre vendeve, në mënyrë që ato të bëhen publike, për të gjithë qytetarët në të njëjtën kohë. Institucionet të cilat janë kompetente për implementimin, në mënyrë aktive punojnë në testime plotësuese dhe harmonizim të sistemeve, duke patur parasysh, vlefshmërinë, nevojat dhe përfitimet e qytetarëve”, informojnë nga Qeveria.
Kabineti qeveritar thotë se në afat më të shpejtsë bashku me Serbinë dhe Shqipërinë do ti informojnë qytetarët për hapat e ardhshme lidhur me këtë masë.Alfax