Largime politike – Koalicioni i Ahmetit i humbë edhe dy këshilltarë në Tetovë

Një zhvillim i ri politik është konfirmuar sot, pasi këshilltarët Arlind Murtezani dhe Zehra Musai kanë paraqitur kërkesë zyrtare për t’u ndarë nga koalicioni AKI.
Sipas informatave të siguruara, vendimi i tyre është bërë publik para fillimit të seancës, ndërsa më pas është njoftuar edhe zyrtarisht. Pas këtij hapi, dy këshilltarët do të veprojnë si të pavarur në këshillin komunal.
Ky zhvillim pritet të ndikojë në balancat politike brenda këshillit, duke hapur mundësi për rikonfigurime të reja dhe bashkëpunime të mundshme në të ardhmen.



