Pësoi infarkt derisa po voziste, humb jetën 62-vjeçari në rrugën Kërçovë – Demir Hisar

​Më datë 25.04.2026, në ora 15:30, në Stacionin Policor të Kërçovës është denoncuar se në rrugën rajonale Kërçovë – Demir Hisar, në afërsi të fshatit Vidrani, një automjet i tipit “Volkswagen Polo” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga T.S. (62) nga fshati Drugovë e Kërçovës, ka dalë nga rruga.
​Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e shoferit. Sipas dëshmisë së bashkëshortes së tij, e cila ndodhej në automjet, T.S. ishte ankuar për dhimbje në gjoks, pas së cilës i ishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe kishte dalë me makinë jashtë korsisë.
​Me udhëzim të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button