Presidenti turk dënon incidentin me të shtëna në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar incidentin me të shtëna në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington, transmeton Anadolu.

“Është qetësuese për ne që askush nuk u lëndua, veçanërisht presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij e nderuar Melania Trump”, tha Erdogan në një postim në platformën turke të mediave sociale NSosyal.

Erdogan theksoi se në demokraci, përballjet zhvillohen përmes ideve dhe se “nuk ka vend për asnjë formë dhune”.

Sulmi ndodhi të shtunën në mbrëmje në hotelin Washington Hilton, ku po mbahej darka vjetore. Një i dyshuar, i identifikuar nga mediat amerikane si një 31-vjeçar, është arrestuar, ndërsa autoritetet po hetojnë motivet e tij. Sipas zyrtarëve, një oficer i Shërbimit Sekret u qëllua, por u mbrojt nga jeleku antiplumb dhe po shërohet.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button