I dyshuari në arrest pas incidentit me të shtëna në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bwrw tw ditur se një person është në paraburgim pas të shtënave gjatë darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington, DC, transmeton Anadolu.

“Ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme në DC. Shërbimi Sekret dhe forcat e rendit bënë një punë fantastike. Vepruan shpejt dhe me guxim. Sulmuesi është kapur”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Komentet e tij erdhën pasi presidenti dhe zonja e parë, Melania Trump, u evakuuan nga ngjarja vjetore në hotelin Washington Hilton pas një incidenti sigurie.

Në një postim tjetër, Trump tha se zonja e parë, zv/presidenti JD Vance dhe të gjithë anëtarët e kabinetit janë “në gjendje të përkryer”.

“Do t’ju drejtohemi pas gjysmë ore. Kam folur me të gjithë përgjegjësit e ngjarjes dhe do ta riplanifikojmë brenda 30 ditësh”, shtoi ai.

Shërbimi Sekret tha se një individ është në paraburgim.

“Gjendja e personave të përfshirë ende nuk dihet dhe forcat e rendit po vlerësojnë në mënyrë aktive situatën”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet policore thanë se i dyshuari për sulmin me armë gjatë darkës ishte mysafir në hotelin ku po mbahej eventi.

Jeffrey Carroll, shefi i përkohshëm i Departamentit të Policisë Metropolitane, tha se autoritetet janë ende duke punuar për të përcaktuar motivin dhe objektivin e synuar të të dyshuarit, duke theksuar se ai nuk ishte i njohur më parë për organet e rendit.

Carroll tha se i dyshuari sulmoi një pikë kontrolli sigurie i armatosur me një armë gjahu, si dhe me një pistoletë dhe disa thika. Ai shtoi se i dyshuari nuk u qëllua nga policia dhe u dërgua në spital për vlerësim.

Sipas CBS News, autoritetet besojnë se personi ka vepruar i vetëm dhe deri në këtë fazë nuk janë identifikuar të dyshuar të tjerë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button