Shefi i komunikimeve: Turqia duhet të afirmojë sovranitetin kibernetik mes kërcënimeve në rritje digjitale

Drejtori i Komunikimeve i Turqisë, Burhanettin Duran, ka deklaruar se vendi i tij duhet të afirmojë sovranitetin e saj në hapësirën kibernetike përmes masave urgjente ligjore, pasi çdo vend tashmë e trajton fushën digjitale si çështje të sigurisë kombëtare, raporton Anadolu.
Duke folur në një aktivitet të titulluar “Komunikimi në Shekullin e Turqisë” në Stamboll, Duran theksoi konkurrencën e shtuar në nivele të ndryshme politike dhe shoqërore dhe tha se çdo vend “tani e sheh hapësirën kibernetike si një fushë sovraniteti dhe po merr masa në përputhje me këtë”.
“Siç dihet, me rregulloret ligjore që janë bërë së fundmi dhe që do të bëhen në Turqi, ne jemi të detyruar të afirmojmë sovranitetin tonë në këtë drejtim”, tha ai.
Duran paralajmëroi se Turqia përballet me sfida “shumëdimensionale”, që variojnë nga mbrojtja e fëmijëve në internet deri te ruajtja e kapaciteteve kritike kombëtare.
“Kjo është vërtet një sfidë shumë-shtresore dhe duhen marrë masa urgjente”, shtoi ai.
Ai gjithashtu theksoi se digjitalizimi e ka bërë më të lehtë formësimin e perceptimit publik përmes algoritmeve, ndërsa rrjetet sociale janë përdorur gjithnjë e më shumë si një mjet i luftës hibride nga shumë vende në vitet e fundit.



