Tragjedia në Kisella Vodë, Prokuroria jep urdhër për obduksion

Prokuroria Themelore Publike Shkup njoftoi se Inspektorati Shtetëror i Punës dhe inspektori komunal i ndërtimit janë përfshirë në hetimin e shkaqeve të aksidentit dhe respektimin e rregullave për mbrojtjen gjatë punës në kantierin e ndërtimit.

Nga Prokuroria informojnë se është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes në komunën e Kisella Vodës, ku mëngjesin e sotëm një punëtor ndërtimi humbi jetën, ndërsa tre të tjerë mbetën të lënduar pasi u zunë nga dheu gjatë gërmimit të themeleve të një ndërtese. Është lëshuar urdhër për obduksion të trupit të punëtorit të ndjerë.
​”Prokurori publik kujdestar ka kryer këqyrje në lokacionin në Kisella Vodë, ku gjatë një shembjeje në kantier një punëtor humbi jetën dhe tre u lënduan. Prokurori ka lëshuar urdhër për obduksion të të ndjerit,” njoftuan sot nga PTHP Shkup.

​Nga Prokuroria shtojnë se Inspektorati Shtetëror i Punës dhe inspektori komunal i ndërtimit janë angazhuar për të ekzaminuar shkaqet e aksidentit dhe nëse janë respektuar rregullat për sigurinë dhe shëndetin në punë.

​Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në një kantier ndërtimi në rrugën “Kozjak” në Kisella Vodë. Tre të lënduarit, dy prej të cilëve me lëndime më të lehta, janë transportuar në Qendrën Urgjente në kuadër të Qendrës Klinike të Shkupit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button