Ngushtica e Hormuzit mbyllet sërish për shkak të vazhdimit të bllokadës amerikane

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kanë deklaruar se kontrolli mbi Ngushticën e Hormuzit është “rikthyer në gjendjen e mëparshme” për shkak të vazhdimit të bllokadës së porteve iraniane nga Shtetet e Bashkuara.

Komanda e përbashkët ushtarake e IRGC-së tha se SHBA-ja ka “vazhduar aktet e piraterisë dhe vjedhjes detare nën petkun e një bllokade të ashtuquajtur”.

“Për këtë arsye, kontrolli i Ngushticës së Hormuzit është rikthyer në gjendjen e mëparshme dhe kjo rrugë strategjike detare tani është nën menaxhim dhe kontroll të rreptë nga forcat e armatosura,” thuhet në deklaratën e cituar nga transmetuesi iranian IRIB.

“Derisa Shtetet e Bashkuara të rikthejnë lirinë e plotë të lundrimit për anijet që udhëtojnë nga Irani drejt destinacioneve të tyre dhe anasjelltas, statusi i Ngushticës së Hormuzit do të mbetet nën kontroll të rreptë dhe në gjendjen e mëparshme,” shtohet më tej.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button