Gashi zhvillon takim me Sekretarin e PABSEC në Stamboll

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në kuadër të vizitës në Stamboll, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të PABSEC, Asaf Hajiyev.
“Në kuadër të vizitës në Stamboll, zhvillova një takim në PABSEC me Sekretarin e Përgjithshëm, z. Asaf Haxhiev. Ky takim miqësor u zhvillua në vazhdën e diskutimeve tona të mëparshme në Shkup, dhe shërbeu si vazhdim i dialogut të rregullt institucional mbi forcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe rolin e PABSEC si platformë e rëndësishme për stabilitet, dialog dhe zhvillim në rajon. Konfirmuam edhe një herë partneritetin dhe vullnetin e përbashkët për të avancuar më tej bashkëpunimin rajonal parlamentar”, deklaroi Gashi.



