Shtëpia e Bardhë: Raundi i ardhshëm i bisedimeve me Iranin “me shumë gjasa” në Islamabad

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha të mërkurën se raundi i ardhshëm i negociatave me Iranin, të lidhura me bisedimet për armëpushim, pritet të zhvillohet në kryeqytetin e Pakistanit, raporton Anadolu.
“Ato ka shumë gjasa të jenë në të njëjtin vend si herën e fundit”, u tha Leavitt gazetarëve.
Ajo kundërshtoi raportimet e mediave që sugjeronin se SHBA-ja ka kërkuar zyrtarisht zgjatjen e armëpushimit, duke i quajtur këto pretendime të pasakta.
“Pashë disa raportime, sërish raportime të pasakta këtë mëngjes, se ne kem kërkuar zyrtarisht zgjatjen e armëpushimit. Kjo nuk është e vërtetë. Në këtë moment, ne mbetemi shumë të angazhuar në këto negociata”, shtoi ajo.
Ajo theksoi se diskutimet mbeten aktive dhe në vazhdim, duke iu referuar deklaratave të fundit të presidentit Donald Trump dhe nënpresidentit JD Vance, të cilët i kanë përshkruar bisedimet si “produktive dhe në vazhdim”.



