Amir Idrizi zgjidhet kryetar i Këshillit të Komunës së Sarajit

Në seancën e 8-të të Këshillit të Komunës së Sarajit, Amir Idrizi ka marrë besimin e këshilltarëve për të ushtruar funksionin e kryetarit të Këshillit.
Idrizi e ka cilësuar këtë detyrë si një përgjegjësi të madhe dhe jo vetëm një nder personal, duke theksuar se do të angazhohet për ta justifikuar besimin e marrë përmes punës së ndershme, korrektësisë dhe përkushtimit ndaj të gjithë qytetarëve të komunës.
“Gjithmonë kam besuar se çdo gjë vjen në kohën e vet… dhe sot është një prej atyre ditëve,” ka deklaruar ai, duke falënderuar të gjithë për besimin e dhënë.



