Shefat e diplomacisë turke dhe iraniane diskutojnë zhvillimet e fundit në bisedimet mes Teheranit dhe Washingtonit

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dhe homologu i tij iranian, Abbas Araghchi, kanë diskutuar situatën e fundit në bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit, raporton Anadolu.
Sipas burimeve diplomatike turke, biseda e tyre mbi negociatat, që vjen në një periudhë armëpushimi dyjavor në konfliktin mes vendeve, u zhvillua përmes një telefonate.
Sipas autoriteteve iraniane, më shumë se 3.300 persona janë vrarë në sulmet ajrore SHBA-Izrael në Iran që nga fillimi i tyre më 28 shkurt.
Teherani u kundërpërgjigj me sulme me raketa dhe dronë duke synuar Izraelin, Irakun, Jordaninë dhe vendet e Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane, përpara se të shpallej armëpushimi dyjavor javën e kaluar.
Fundjavën e kaluar, SHBA dhe Irani zhvilluan bisedime të rralla të drejtpërdrejta në Islamabad të Pakistanit me synimin për t’i dhënë fund konfliktit, por bisedimet përfunduan pa ndonjë marrëveshje.



