BBC: Bisedimet e fshehta SHBA–Iran për armëpushim nuk janë mbyllur plotësisht

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka deklaruar se SHBA-ja ka paraqitur ofertën e saj “më të mirë dhe përfundimtare”, ndërsa konfirmohet se ai është larguar nga Pakistani. Megjithatë, raportime të reja nga BBCA tregojnë se bisedimet indirekte mes amerikanëve dhe iranianëve mund të kenë vazhduar përmes ndërmjetësimit të Pakistanit.
Këto zhvillime nuk janë konfirmuar zyrtarisht as nga SHBA-ja apo Irani. BBC raporton se mbetet e paqartë natyra e diskutimeve që zhvillohen.
Megjithatë, këto sinjale mund të tregojnë se dera për ndërmjetësim dhe komunikim në prapaskenë nuk është mbyllur plotësisht. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit theksoi se vendi i tij nuk ka pritur kurrë arritjen e një marrëveshjeje “brenda një seance të vetme”.
Situata mbetet e ndërlikuar, me vështirësi të mëdha për të ndarë faktet nga mesazhet që secila palë synon për audiencën e saj të brendshme. Ndërkohë, e ardhmja e një armëpushimi të brishtë, përçarjet globale dhe jetët e njerëzve të prekur nga konflikti vazhdojnë të qëndrojnë në një ekuilibër të pasigurt.



