Nga sot fillon zbatimi dhe përdorimi i plotë i sistemit EES për hyrje në BE

Sistemi i hyrjes në Bashkimin Evropian (EES – Entry/Exit System) nga sot bëhet plotësisht funksional dhe do të regjistrojë të gjithë shtetasit e huaj që kalojnë kufijtë e jashtëm të BE-së përmes pikave tokësore, porteve dhe aeroporteve.

Me këtë sistem vendoset një mënyrë e re, e digjitalizuar e evidencës dhe kontrollit për udhëtarët nga vendet që nuk janë anëtare të Unionit dhe që udhëtojnë për qëndrim afatshkurtër. Hyrjet dhe daljet do të regjistrohen në mënyrë elektronike, ndërsa do të përpunohen edhe të dhëna biometrike, si gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia.

Qëllimi është identifikim më i shpejtë dhe ndjekje më efikase e qëndrimit të lejuar, në përputhje me rregullin 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh. Megjithatë, pritet që procedurat e reja të rrisin kohën e pritjes në pikat kufitare.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për qarkullim të papenguar të udhëtarëve, me angazhim të plotë të burimeve teknike dhe njerëzore.

Policia kufitare, siç theksohet, do të operojë me prani të shtuar në terren, do të monitorojë situatën dhe do të ndërmarrë m

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button