Edhe pas katër orësh Trampi nuk i përgjigjet letrës së Ali Ahmetit – Heshtje totale në Shtëpinë e Bardhë

Gjatë ditës, kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u ka dërguar një letër të hapur ndërkombëtarë lidhur me zhvillimet e fundit politike në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit të BDI-së, letra e publikuar më 3 prill u është përcjellë ambasadorëve të vendeve të Bashkimi Evropian të akredituar në vend, si dhe një sërë liderëve dhe personaliteteve të rëndësishme ndërkombëtare.

Në hyrje të letrës, Ahmeti thekson përkushtimin e partisë së tij ndaj zbatimit të plotë të Marrëveshja e Ohrit dhe ndërtimit të një shteti demokratik e multietnik.

Ai shpreh gjithashtu shqetësim për zhvillimet e fundit politike në vend, të cilat sipas tij mund të cenojnë arritjet e deritanishme.

“Shqetësim të veçantë paraqesin heqja e mekanizmit të balancuesit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të komuniteteve, sfidat në funksionimin e institucioneve që zbatojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, si dhe iniciativat për minimin dhe kontestimin e këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese”, thekson Ahmeti.

Letra u është adresuar një sërë liderëve botërorë dhe zyrtarëve ndërkombëtarë, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kryeministrin britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO, Mark Rutte.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button