Gashi pret zëvendësguvernatorët e rinj të Bankës Popullore, japin deklaratën solemne

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka bërë të ditur se ka pritur në takim zëvendësguvernatorët e sapoemëruar të Bankës Popullore, të cilët dhanë deklaratën e tyre solemne.
“Pata kënaqësi të pres znj. Ana Mitreska dhe z. Igor Veliçkovski, të sapoemëruar si zëvendësguvernatorë të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët dhanë deklaratën e tyre solemne.
Me këtë akt, ata shprehën përkushtimin e tyre për të ushtruar funksionin me përgjegjësi, profesionalizëm dhe integritet, në shërbim të stabilitetit financiar dhe zhvillimit ekonomik të vendit. I urova për detyrën e re dhe u dëshirova shumë suksese në angazhimin e tyre të rëndësishëm!”, deklaroi Gashi.



