“Irani po përgatit sulme parandaluese kundër Izraelit për shkak të shkeljeve të armëpushimit në Liban”

Sipas një burimi ushtarak iranian të paidentifikuar, Irani po përgatit sulme parandaluese ndaj Izraelit për shkak të shkeljeve të armëpushimit në Liban, transmeton Anadolu.

“Pas shkeljeve të vazhdueshme të armëpushimit të përkohshëm nga ushtria e regjimit izraelit kundër Libanit dhe rezistencës islamike të vendit, Irani po finalizon planet për të kryer një operacion parandalues kundër pozicioneve ushtarake izraelite në territoret e pushtuara”, ka thënë burimi për agjencinë gjysmëzyrtare të lajmeve Fars.

Zyrtarët në Teheran po i interpretojnë gjithnjë e më shumë sulmet e vazhdueshme të Izraelit “pavarësisht marrëveshjes në të gjitha frontet” si dëshmi se SHBA-ja “nuk mund ta kontrollojë (kryeministrin izraelit Benjamin) Netanyahun, ose se CENTCOM-i i ka dhënë regjimit izraelit liri veprimi”, ka shtuar burimi.

Më herët gjatë ditës, Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi se avionët luftarakë izraelitë kryen sulme në disa lokacione në Bejrut, si dhe në Baalbek në lindje, në Malin Liban dhe në jug të vendit.

Sulmet erdhën disa orë pasi SHBA-ja dhe Irani shpallën një armëpushim dyjavor, që synon të hapë rrugën për një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës që Washingtoni dhe Tel Avivi nisën kundër Teheranit më 28 shkurt, e cila ka lënë mijëra të vrarë dhe të plagosur.

Izraeli ka kryer sulme ajrore dhe një ofensivë tokësore në jug të Libanit që nga një sulm ndërkufitar i Hezbollahut më 2 mars, pavarësisht armëpushimit që ishte në fuqi nga nëntori 2024.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button