Kasami bisedon me diplomaten amerikane për komunën, decentralizimin e partneritetin

Kryetari i Komunës së Tetovës tha se sot në takimin me ushtruesen e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend Nicole Varnes, bisedoi për aktualitetet politike në Maqedoni të Veriut, komunë që ai udhëheqë, e decentralizimin e pushtetit.

“Gjatë takimit diskutuam për situatën politike në vend, ndërsa diskutuam edhe për sfidat dhe problemet me të cilat përballet Komuna e Tetovës, si dhe për decentralizimin e komunave si një nevojë thelbësore për funksionimin më efikas të pushtetit lokal,” tha ai përmes një komunikate.

“Po ashtu, theksova edhe rëndësinë e koalicionit VLEN si një frymë e re politike që synon përfaqësim të drejtë, institucione më të forta dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët,” shtoi ai, duke vënë theks në parnteritetin e nevojshëm midis vendit dhe SHBA-ve për forcimin e institucioneve dhe zhvillimin e vendit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button