Regjim i veçantë i komunikacionit nesër në Shkup për shkak të dy garave

Nesër, duke filluar nga ora 07:00, me mbyllje të komunikacionit në tre intervale kohore nga pesë minuta secili (nga ora 07:00 deri në 07:05, nga 08:00 deri në 08:05 dhe nga 09:00 deri në 09:05), do të mbahet gara në vrapim malor e titulluar “Vodno-Matka Trails 2026”, me start dhe finish në kompleksin “Fshati Maqedonas” dhe me trase që përfshin një pjesë të rrugës publike nga ky kompleks deri në fshatin Nerez i Epërm (te xhamia), pas së cilës gara vazhdon në shtigje malore, njoftojnë nga MPB.

Gjithashtu, është paralajmëruar se duke filluar nga ora 10:00, në organizim të Lidhjes së Sporteve të Shkupit, do të mbahet një garë rrugore me trase nga bulevardi “Ilinden”, para fontanës “Lotus” (start dhe finish), drejt përgjatë bulevardit “Ilinden” deri te kryqëzimi me bulevardin “8 Shtatori”, ku bëhet kthim gjysmë-rrethor dhe rikthim në të njëjtën rrugë deri te pika e nisjes.

Për këto arsye, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të trafikut, ndërsa komunikacioni do të ridrejtohet në rrugë alternative.

MPB u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e policisë në rrugët ku do të zhvillohen aktivitetet.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button