Macroni i kërkon Trumpit të bëhet serioz në lidhje me NATO-n

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur me vendosmëri vlerat e NATO-s të enjten, duke paralajmëruar se komentet e rregullta që vënë në pikëpyetje angazhimin e SHBA-së ndaj aleancës “e dëmtojnë vetë substancën e saj”.

“Unë besoj se organizatat dhe aleancat si NATO përcaktohen nga ajo që mbetet e pathënë – domethënë, besimi që i mbështet ato. Prandaj, nëse hedh dyshime mbi angazhimin tënd çdo ditë, e dëmton vetë substancën e saj”, ka deklaruar Macron.

Ai ka theksuar se të gjithë nënshkruesit e traktatit të Atlantikut të Veriut kanë nënshkruar për aleancën dhe nuk duhet të ofrojnë komente të vazhdueshme për gjithçka që ndodh në botë, por thjesht të jenë aty kur pala tjetër ka nevojë për to.

“Ne duhet të jemi seriozë, dhe nëse doni të jeni seriozë, nuk duhet të silleni duke thënë të kundërtën e asaj që thatë një ditë më parë”, ka deklaruar Macroni.

“Mendoj se ka shumë fjalë”, ka shtuar ai.

Macroni ka thënë po ashtu se do të ishte jorealiste të nisej një operacion ushtarak për të hapur me forcë ngushticën e Hormuzit, teksa kërkohet njëkohësisht dialog për zgjidhjen e konfliktit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar në një intervistë për “The Telegraph” të publikuar të mërkurën, se po e konsideronte seriozisht tërheqjen nga NATO.

Ai e ka bërë këtë deklaratë për shkak të frustrimit të tij, me mosgatishmërinë e vendeve aleate të NATO-s që të dërgojnë anije te Ngushtica e Hormuzit, për ta hapur atë.

Mbyllja e ngushticës nga Irani, për shkak të sulmeve SHBA-Izrael ndaj tij, ka shkaktuar ngritje të herë pas hershme të çmimeve të naftës në botë.

Ngushtica është vendi ku para se të niste lufta më 28 shkurt, në të kalonte rreth një e pesta e naftës botërore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button