Qeveria intensifikon reformat, Sali kërkon angazhim maksimal nga institucionet

Zv/kryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, njoftoi për një takim koordinativ të përbashkët me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrat e qeverisë, ku në fokus ishte agjenda reformuese e vendit.
Gjatë takimit, Sali theksoi rëndësinë e përmbushjes së detyrimeve nga të gjitha institucionet përpara raportit të ardhshëm:
“Si kryenegociator, me rëndësi është që afatet dhe rezultatet konkrete t’i përmbushin të gjitha institucionet në kuadër të agjendës reformuese deri në raportin e ardhshëm”, 5shtë shprehur Sali.
Ky takim vjen në kuadër të përpjekjeve për avancimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve në procesin eurointegrues të vendit.



