Gashi pret delegacionin e RYCO-s, në fokus bashkëpunimi rinor

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur në takim delegacionin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), të udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm Vladimir Obradoviq, ku në fokus kanë qenë projektet rinore dhe bashkëpunimi rajonal.
“Pata kënaqësinë të mirëpres në takim, delegacionin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), të udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm z. Vladimir Obradoviq. Diskutuam për planet dhe projektet e ardhshme rinore, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe paqeësore për rajonin tonë. Vlerësova angazhimin e tyre në promovimin e dialogut ndërkulturor dhe në fuqizimin e të rinjve, ndërsa konfirmova mbështetjen time dhe të Kuvendit për iniciativat rinore. Rinia është forca që e çon përpara shoqërinë dhe ne duhet ta mbështesim pa rezervë”, ka deklaruar Gashi.



