SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes luftës së vazhdueshme me Iranin

Grupi goditës i aeroplanmbajtëses USS George H.W. Bush është nisur nga Norfolk në Virxhinia drejt Lindjes së Mesme mes luftës së vazhdueshme SHBA-Izrael kundër Iranit, transmeton Anadolu.
Kjo lëvizje që mund të rrisë në tre numrin e aeroplanmbajtëseve amerikane në rajon u raportua nga ABC News, e cila citoi zyrtarë amerikanë.
Sipas mediumit, grupet goditëse të aeroplanmbajtëseve USS Gerald R. Ford dhe USS Abraham Lincoln mbeten të dislokuara në mbështetje të operacioneve amerikane në Lindjen e Mesme.
Megjithatë, USS Gerald R. Ford aktualisht ndodhet në Kretë, duke iu nënshtruar riparimeve pas një zjarri të fundit në bord.



