Kryeparlamentari Gashi takon Montellan në kuadër të OSBE-së, thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe reformave

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella, në kuadër të Forumit të Pestë Parlamentar të delegacioneve të Evropës Juglindore.

Gjatë takimit u konfirmua bashkëpunimi i ngushtë mes Kuvendit dhe OSBE-së, me fokus në avancimin e dialogut rajonal dhe mbështetjen e proceseve reformuese.

“Konfirmuam bashkëpunimin e ngushtë mes Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe OSBE-së dhe theksova rëndësinë e dialogut rajonal, mbështetjes së reformave dhe forcimit të demokracisë parlamentare”, deklaroi Gashi.

Ai gjithashtu vlerësoi kontributin e OSBE-së në përmirësimin e funksionimit të institucioneve dhe në promovimin e barazisë dhe politikave rinore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button