Tym i dendur ngrihet pranë centralit “Rabin” në Izrael pas breshërisë raketore nga Irani

Tym i dendur është parë duke u ngritur pranë centralit elektrik “Rabin” në qytetin bregdetar Hadera të Izraelit, pas një breshërie raketash nga Irani, transmeton Anadolu.
Korporata Elektrike e Izraelit tha se nuk ka pasur dëme në infrastrukturën e saj nga sulmi.
Gazeta “Yedioth Ahronoth” raportoi se sirenat për paralajmërim raketor u dëgjuan në të gjithë zonën metropolitane të Tel Avivit dhe në pjesë të tjera të Izraelit qendror.
Transmetuesi “Channel 12” tha se mbetje nga raketat e interceptuara ranë në rreth 30 lokacione në Izraelin qendror dhe verior pas breshërisë së raketave të fundit.
Po ashtu u raportua se lëshime raketash nga Irani u zbuluan tre herë brenda gjysmë ore drejt Izraelit qendror.
Më herët, mediat izraelite raportuan se një zjarr shpërtheu në Hadera pas breshërisë raketore.
SHBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë deri tani mbi 1.340 persona, përfshirë edhe liderin e atëhershëm suprem, Ali Khamenei.
Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë kapacitete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë si dhe duke ndikuar në tregjet globale dhe në aviacion.
