Reagon Afan Elezi: Pretendimet për shuarjen e SPB Dibër janë të pavërteta

Nënkryetari i Afan Elezi nga Alternativa ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes së Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbana Pasholli, lidhur me statusin e Stacionit Policor në Dibër.

Elezi i ka cilësuar si të pavërteta pretendimet për ndryshimin ose shuarjen e stacionit policor, duke theksuar se deklaratat e Pashollit nuk qëndrojnë.

“Atë që e thotë ajo është e pavërtetë dhe nuk qëndron aspak. Deputetja Pasholli ose shpreh paranojë ose qëllimisht e dezinformon opinionin publik”, ka deklaruar Elezi.

Ai ka theksuar se qytetarët e Dibrës nuk duhet të shqetësohen, pasi sipas tij stacioni policor do të vazhdojë të funksionojë me statusin aktual.

“Qytetarët e Dibrës le të jenë të qetë – stacioni policor i Dibrës do të mbetet stacion i kategorisë së parë dhe jo vetëm që nuk do të shuhet, por – përkundrazi – ne po punojmë që të ketë edhe më shumë kompetenca”, ka shtuar Elezi.

Sipas tij, angazhimi i Alternativës ndaj qytetarëve të Dibrës mbetet i pandryshuar dhe institucionet nuk do të lejojnë përhapjen e lajmeve të rreme për këtë çështje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button