VLEN mbrëmë ka diskutuar për grupin e punës

VLEN mbrëmë mbajti takim të parë pasi të gjitha partitë shkarkuan organet partiake dhe i dhanë dritë jeshile shkrirjes. Sipas informatave të Alsat, mbledhja ka kaluar në atmosferë pozitive, ndërsa është diskutuar krijimi i grupit të punës i cili do të merret me krijimin e statutit, programit, organogramit, por edhe të gjitha organeve tjera që do të parashikohen pas krijimit të partisë VLEN.

Siç mëson Alsat, në takim ka pasur iniciativë që sa më shpejtë të organizohet kongresi i parë partiak, madje duke dhënë afate konkrete për në fund të muajit prill ose në fillim të muajit maj. Megjithatë, prioritet i është dhënë formimit të grupit, i cili më pas do të propozojë kohën e kongresit. Për diskutimet e mëtutjeshme, VLEN do të mblidhet sërish nesër.

Për të komentuar atmosferën e mbledhjes së mbrëmshme sot u pyet Bilall Kasami, por ai u shpreh:

Përgjigje të ngjashme kishte edhe Azir Aliu nga VLEN, i cili sot ishte në një ngjarje me tematikë shëndetësore lidhur me operacionin e syve.

“Takimet janë të rregullta në aspekt politik. Besoj që këtu nuk është rendi të flasim për politikë. Kur do të jemi jashtë do të mund të japim edhe kështu përgjigje”, deklaroi Azir Aliu.

Sipas dakordimit, partia VLEN do të ketë dy kryetarë Bilall Kasamin dhe Izet Mexhiti, dy nënkryetarë Bekim Qokun dhe Ilir Demirin ose Mimoza Musën, ndërsa sekretar i përgjithshëm do të jetë Bekim Sali. Jashtë strukturës udhëheqëse mbetën Arben Fetai dhe Fatmir Limani, për të cilët do të diskutohet edhe mundësia e shkarkimit në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button