Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Rruga drejt BE-së është e pakthyeshme!

Zv/kryeministri i parë, Bekim Sali, nga ceremonia e ndarjes së granteve për forcimin e angazhimit publik dhe komunikimit, ka ritheksuar se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik dhe drejtim i pakthyeshëm.
“Në ceremoninë e ndarjes së granteve për forcimin e angazhimit publik dhe komunikimit, ritheksuam se integrimi evropian mbetet prioriteti ynë strategjik dhe drejtim i pakthyeshëm.
Tani hyjmë në një fazë vendimtare – ku fokusi është në rezultate konkrete, zbatim të reformave dhe përmirësim të drejtpërdrejtë të jetës së qytetarëve.
Qytetarët janë në qendër të këtij procesi – përmes transparencës, komunikimit të hapur dhe përfshirjes aktive në reformat që po ndërmarrim.
Urime për të gjitha organizatat përfituese
Së bashku po ndërtojmë një proces më të besueshëm, më gjithëpërfshirës dhe më afër çdo qytetari”, ka deklaruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button