Mickoski: Qytetarët të jenë të qetë, situata është stabile

Kursimi ditor i qytetarëve me masën qeveritare për derivatet është mbi 200 000 euro, ndërsa në javë pritet të jetë 1,5 milion euro. Siç tha sot kryeministri Hristian Mickoski, gjendja po ndiqet m shumë kujdes, ka edhe disa masa, paraprijnë sfida, por qytetarët dhe biznesi duhet të jenë të qetë. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Mickoski përmendi se në Maqedoni për momentin ka çmim bindshëm më të ulët të dizelit dhe derivatit pa plumb krahasuar me cilin do vend në rajon, ndërsa konsumi është rritur për rreth 150.000 litra në ditë.

Sipas kryeministrit, shumë qytetarë nga shtetet fqinje mbushin derivate në pompat tona të benzinës. Më pas, presioni është më i madh në kufirin perëndimor (Ohër, Strugë, Dibër), jugor (Manastir, Gjevgjeli) dhe verior (Kumanovë). Mickoski potencoi edhe se Qeveria lidhur me derivatet ka vendosur të ndërmarrë intervenim më të fuqishëm i cili, siç sqaroi, do të parandalojë shtrenjtim dramatik që do ta godiste standardin e qytetarëve. “Kemi edhe disa masa, por e ndjekim situatën me kujdes. Qytetarët dhe biznesi të jenë të qetë. Kemi sfida, por gjendja elektro-energjetike lshtë jashtëzakonisht stabile dhe furnizimi me naftë dhe derivate të naftës është jashtëzakonisht stabil. Në këtë moment, i përmbushim nevojat vendore. Si vend, kemi të dhëna më të ulëta ndaj Qeverisë kur bëhet fjalë për benzinmat dhe derivatet dizel. Bëmë analiza, duke i pasur parasysh çmimet në bursa dhe erdhëm në përfundimin se nëse intervenojmë në akciza, atëherë ulja për benzinat do të ishte një denar për litër, ndërsa për dizelin dy denarë. Prandaj vendosëm për intervenim më të fuqishëm me të cilin ulen çmimet për rreth 6,5 – 7 denarë për litër. Dëshiruam intervenim më të fuqishëm në mënyrë që menjëherë ta ndjejnë qytetarët, të mos ketë rritje dramatike e cila do ta godiste standardin”, përmendi Mickoski pas inaugurimit të Qendrës së rikonstruuar rajonale për arsim të mesëm profesional “Mosha Pijade” në Komnën e Tetovës.

Ai përkujtoi se në mbledhjen e djeshme Qeveria solli vendim të shpallë gjendje krize prej 30 ditëve dhe ta ulë TVSH-në e derivateve prej 18 në 10 për qind. “Ne tani jemi ndër vendet e rralla në Evropë të cilat drejtpërdrejtë nga Buxheti e mbështesin standardin e qytetarëve dhe kështu do të vazhdojmë. Kjo për ne është interes dhe prioritet më i madh dhe ai është qëllimi i një qeverie popullore si kjo”, theksoi kryeministri. Deri më tani, informoi, nuk është realizuar bisedë me kryesinë e OKTA-s. “Për atë është e angazhuar ministrja e Energjetikës. Deri në këtë moment nuk kam informatë se është realizuar ajo bisedë. Pres sot të realizohet dhe pres mirëkuptim nga OKTA. Tani për momentin ta ndihmojmë njëri-tjetrin”, porositi Mickoski.

Lidhur me komentet e opozitës se Qeveria nuk po bën mjaftueshëm lidhur me krizën, Mickoski theksoi se gjëja e vetme për çka do të mbahet mend LSDM-ja është fakti se si shtet, më së keqi jemi përballur me pandeminë e KOVID-19.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button