AUV parandalon importin e rreth 50 tonëve ushqim të pasigurt në vend

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka parandaluar importin e rreth 50 tonëve ushqim të pasigurt në vend, pas kontrolleve të intensifikuara të kryera në pikat kufitare gjatë javës së kaluar.
Në pikën kufitare Qafë Thanë, veterinerët zyrtarë ndaluan importin e 27 tonëve mish të grirë me origjinë nga Paraguai.
Arsyeja është se mishi vinte nga një strukturë e pamiratuar nga AUV që do të thotë se nuk i plotëson standardet themelore të sigurisë dhe përbën rrezik për shëndetin e konsumatorit.
Përveç kësaj, inspektorët penguan edhe importin e 22 tonëve arra nga Kazakistani për shkak të etiketimit joadekuat dhe devijimeve nga kriteret e përcaktuara të cilësisë dhe sigurisë.
E gjithë ngarkesa është kthyer në vendin e origjinës dhe nuk lejohet të vendoset në tregun e Maqedonisë.
AUV informon se kontrollet do të vazhdojnë me një ritëm të intensifikuar, me qëllim parandalimin e importit të produkteve të pasigurta. Në të njëjtën kohë, ata u bëjnë apel importuesve që të zbatojnë në mënyrë strikte rregulloret ligjore, duke theksuar se mbrojtja e shëndetit të qytetarëve mbetet përparësia e tyre kryesore.



