Si e mban Turqia kontrollin e plotë mbi Bazën Ajrore Inxhirlik në Adana?

Pozita strategjike e Adanës në Lindjen e Mesme e ka bërë prej kohësh Bazën Ajrore Inxhirlik një nga instalimet ushtarake më të rëndësishme në rajon.

Pas hyrjes së raketave iraniane në hapësirën ajrore të Turqisë të cilat u neutralizuan nga asetet e mbrojtjes ajrore të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor — janë ngritur pyetje lidhur me pronësinë dhe autoritetin operativ të Bazës Ajrore Incirlik.

Por, burime zyrtare, si dhe analistë të pavarur të mbrojtjes dhe sigurisë, kanë deklaruar kategorikisht se baza së bashku me të gjitha objektet në të i përket plotësisht Republikës së Turqisë.

Me fjalë të tjera, Baza Ajrore Inxhirlik në provincën jugore të Adanës mbetet nën kontroll të plotë të Forcave të Armatosura të Turqisë.

“Baza Ajrore Incirlik mbetet një objekt turk, nën pronësinë e Republikës së Turqisë dhe nën kontrollin e Forcave të Armatosura Turke”, thuhet në një deklaratë zyrtare të publikuar të mërkurën.

“Të gjitha aktivitetet zhvillohen në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe të drejtën sovrane të Turqisë”, shtohet në deklaratë.

Deklarata thekson se të gjitha objektet në bazë janë pronë e Turqisë dhe çdo operacion zhvillohet “nën mbikëqyrjen dhe koordinimin e autoriteteve turke, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Türkiye është palë”.

Mesut Hakki Casin, një ekspert i mbrojtjes dhe profesor i së drejtës ndërkombëtare dhe sigurisë, i tha TRT World se qëndrimi zyrtar i Turqisë është i bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

“Turqia është një shtet pritës për NATO-n dhe ushtarët e NATO-s”, thotë ai.

“Sipas të drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve të NATO-s, (baza) është plotësisht nën kontrollin e Forcave të Armatosura Turke”, shton ai.

Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO, një aleancë mbrojtëse me 32 vende nga Evropa dhe Amerika e Veriut, dhe shërben si vend pritës për forcat aleate, duke ruajtur ndërkohë “komandë absolute” mbi bazat e saj ushtarake.

Historia e bazës forcon sovranitetin e Turqisë mbi këtë objekt.

Ndërtimi i saj filloi në vitin 1951, pas vendimeve të marra në Konferencën e Dytë të Kajros në vitin 1943, dhe përfundoi në vitin 1954. Përdorimi operacional nisi pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Objektet Ushtarake më 23 qershor 1954.

Pas Operacionit për Paqen në Qipro në vitin 1974 dhe embargo-së së mëvonshme të armëve nga ShBA, të gjitha aktivitetet ushtarake të ShBA-së jashtë NATO-s në Inxhirlik u ndaluan në vitin 1975.

Pas heqjes së embargos në shtator të vitit 1978, operacionet rifilluan nën një kornizë të rishikuar ligjore.

Marrëveshja për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Ekonomi (SEIA), e nënshkruar më 29 mars 1980, zëvendësoi marrëveshjen e mëparshme dhe i përcaktoi qartë kushtet e përdorimit të bazës.

Deklarata e Forcave të Armatosura Turke thekson se Inxhirlik “mund t’i mbështesë misionet e NATO-s, marrëveshjet dypalëshe dhe operacionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me gjithë sigurinë dhe kontrollin e përgjithshëm nën autoritetin e Turqisë”. /TRT Balkan/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button