Zv/kryeministri Konjufca bisedon për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme me homologun Al Nahyan

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, Glauk Konjufca, zhvilloi një bisedë telefonike me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, transmeton Anadolu.

Siç njofton MPJD-ja, gjatë bisedës u diskutuan zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

“Republika e Kosovës dënon fuqishëm sulmet e Iranit ndaj shteteve partnere në rajon, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat cenojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Tutje bëhet e ditur se zëvendëskryeministri Konjufca shprehu solidaritetin e plotë të Republikës së Kosovës me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë Kosovës ndër vite në procesin e shtetndërtimit dhe zhvillimit.

Palët shprehën gatishmëri për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button