Bekim Sali takon rektorin e Universitetit Ndërkombëtar Vizion

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka bërë të ditur se ka realizuar një takim pune me rektorin e Universitetit Ndërkombëtar Vizion, Prof. Dr. Ahmed Vexhdi Xhan, me qendër në Gostivar.
“Kisha nderin që sot, në Qeveri, në një takim pune të pres delegacionin në krye me rektorin e Universitetit Ndërkombëtar Vizion, Prof. Dr. Ahmed Vexhdi Xhan, me qendër në Gostivar.
Gjatë takimit diskutuam për sfidat aktuale në arsim, si dhe për ligjin e ri për arsimin e lartë, ku u shkëmbyen mendime dhe ide për përmirësimin e sistemit arsimor dhe avancimin e bashkëpunimit institucional”, ka shkruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button