Mot me shi dhe më freskët këtë javë

Për shkak të zbritjes së një mase të ftohtë ajrore, ditët në vijim na pret një ndryshim i motit. Do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme shiu, të cilat do të jenë më të bollshme në pjesët perëndimore.
Reshjet në vendet më të larta mund të shndërrohen në shi dhe borë, e në male në borë. Temperatura ditore do të ketë tendencë të ulet.
Të mërkurën në pjesët lindor do të fryjë erë mesatare, kryesisht nga drejtimi jugor, ndërsa në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor. Nga e enjtja, era do të ndryshojë drejtim në veri.
Në Shkup, më freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Deri të mërkurën do të fryjë erë jugore, ndërsa të enjten dhe të premten erëra mesatare deri e përforcuar veriore.

