Një vit nga zjarri tragjik në Koçan, ku humbën jetën 63 persona

Një vit më vonë, dhe dhimbja është ende gjallë. Një vit që nga zjarri tragjik në diskotekën “Pulse” në Koçan – një tragjedi që mori 63 jetë të reja dhe la një boshllëk të pashlyeshëm në familjet, miqtë dhe në të gjithë vendin e tyre.

Një qytet që dikur ishte i mbushur me të rinj dhe muzikë, në një çast u shndërrua në një simbol trishtimi dhe kujtimi. Sot, Koçani qëndroi në heshtje – me qirinj, lot dhe kujtime për ata që u larguan shumë shpejt. Si shenjë respekti dhe përkujtimi, familjet, miqtë dhe qytetarët do të mblidhen për t’u bërë homazhe për viktimat nga zjarri tragjik.

Me një minutë heshtje, saktësisht në orën 2:32 të mëngjesit, momenti që ndryshoi Koçanin përgjithmonë, u bë homazh për ata që vdiqën tragjikisht në zjarr. Përpara diskotekës “Pulse”, u vendosën zemra me emrat e personave që humbën jetën, nën moton “Drita që Mbetet”.
Hapësira ishte e ndriçuar me reflektorë dhe e dekoruar me lule dhe zemra të gdhendura me emrat e të rinjve që humbën jetën në zjarr ose nga pasojat e zjarrit. Përveç familjeve dhe miqve të shumtë, në tubim morën pjesë edhe përfaqësues të lëvizjes civile “Kush është i radhës?” nga Shkupi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button