Tragjedi në Çair: Humb jetën një motoçiklist në një aksident të rëndë

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Çair të Shkupit, ku ka humbur jetën një person që po drejtonte një motoçikletë.
Sipas informacioneve të para nga terreni, aksidenti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Goditja ka qenë aq e fuqishme sa që motoçiklisti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ekipet e ndihmës së shpejtë që kanë mbërritur menjëherë kanë konfirmuar vdekjen e tij.



