Raketat balistike godasin Izraelin verior gjatë natës, dhjetëra të plagosur

Dhjetëra njerëz u plagosën, humica e tyre lehtë, në një sulm me raketa balistike në qytetin verior izraelit të Zanzibarit gjatë natës së të enjtes.
Sipas Jerusalem Post, raketa goditi pranë katër shtëpive, duke shkaktuar dëme serioze në njërën prej tyre dhe në disa makina.
Sipas autoriteteve izraelite, 58 persona u plagosën, shumica e tyre nga xhamat, ndërsa një grua 34-vjeçare u plagos më rëndë nga shrapneli.
“Kur mbërritëm në vendngjarje, pamë dëme në disa shtëpi. Një grua 34-vjeçare ishte plagosur në shpinë nga shrapnela dhe një vajzë 17-vjeçare ishte plagosur nga xhama të thyer”, tha një zëdhënës i Magen David Adom.


